Talat Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa

schedule10:07 - 9 Shkurt, 2024

schedule 10:07 - 9 Shkurt, 2024

Kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, në një intervistë foli për shkarkimin e dy ministrave dhe propozimet për qeverinë e tij, ku theksoi se funksionon plotësisht dhe pa probleme.

“Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë”, tha kryeministri Xhaferi.

Më tej ai theksoi se fokusi i tij primar janë kompetencat që i ka si Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam Kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë”, përfundoi Xhaferi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!