Taksitë dhe urbanët përjashtohen nga fiskalizimi

schedule15:21 - 11 Janar, 2022

schedule 15:21 - 11 Janar, 2022

Nga Erblina Mile

Taksitë dhe urbanët janë dy kategori që do të përjashtohen nga procesi i fiskalizimit dhe detyrimi për të lëshuar fatura online. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare  ndërsa ministria e financave ka përfshirë në listën e subjekteve që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar fatura  kompanitë, apo personat që punojnë në shërbimin taksi.po ashtu janë përjashtuar edhe subjektet që  shesin bileta, ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit .

Një tjetër ndryshim me rëndësi  në udhëzim është edhe përcaktimi i fiskalizimit automatik për faturat që lëshohen në fushën   e   telekomunikacionit,   sigurimeve, furnizimit të energjisë elektrike  he ujit për konsumatorët finalë,  si  dhe  faturat  mujore  të  lidhura.

me  kontrata afatgjata leasing,  të  cilat  lëshohen  në  mënyrë  të  vazhdueshme  dhe  mbi  bazën e  një kontrate afatgjatë të lidhur paraprakisht nga palët.

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani  janë lëshuar mbi  157 milionë fatura elektronike që nga nisja e procesit,ndërsa janë bërë pjesë e procesit të fiskalizimit 66 mijë subjekte nga 120 mijë që rezultojnë në total.

Për shkak të ecurisë së ngadaltë të këtij procesi qeveria shtyu penalitet për subjektet që nuk u bën pjesë e fiskalizimit deri në 31 dhjetor të 2021. Tashmë ato do të kenë afat deri në 30 Qershor 2022  për tu bërë pjesë e sistemit.Ky vendim nuk është mirëpritur nga ekspertët të cilët shprehen se ky vendim do të penalizojë subjektet e rregullta./abcnews.al