Taksa, serbët kërkojnë reagimin e OKB-së

schedule21:53 - 23 Nëntor, 2018

schedule 21:53 - 23 Nëntor, 2018

Serbët i kanë varur shpresat tek bashkësia ndërkombëtare sa i takon taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës. Analistët në Beograd deklarojnë se për zhbllokimin e situatës është e nevojshme ndërhyrja e OKB-së, si institucioni përgjegjës për sigurinë në Kosovë.

Zyrat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiç, kanë qënë të hapura që në mëngjes. Serbia ka humbur besimin edhe tek NATO dhe ka alarmuar Rusinë e Kinën, por edhe Perëndimin duke quajtur veprimet e Kosovës si të rrezikshme për sigurinë. E gjithë situata u kthye në një çështje të rrezikimit të serbëve në Kosovë. Takime me strukturat e sigurisë e deri në darkë me ministrat. Serbia nuk do të lëviz ushtrinë, por serbët duhet mbrojtur. Në njoftime për shtyp kritikat e Vuçiç ishin të vazhdueshme dhe këtë ia tha edhe gjatë një bisede telefonike komisarit të BE-së, Johanes Hahn. Analistët serb thonë se për Serbinë është e rëndësishme që të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare.

Zoran Milivojevic, analist: “OKB-ja duhet të përfshihet në këtë çështje pasi ata janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe faji do t’u mbetet atyre. Është e rëndësishme që Serbia të përmbahet dhe të mos ndërmarrë veprime që përshkallëzojnë më tej situatën. Natyrisht, këtu edhe Kina e Rusia janë të rëndësishme si pjesë e OKB-së”.

Serbia nuk ka marrë masa kundër Kosovës, të paktën jo masa publike. Por, përgatitjet duken për një betej të gjatë politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!