Drejtori i Energjetikës, Enea Karakaçi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc, sqaroi se çfarë do të jetë taksa e re e cila i është vendosur përkohësisht kompanive të cilat operojnë në fushën e energjetikës.
Karakaçi tha se kjo është një masë që po merret dhe nga vendet e BE-së, në kushtet e krizës me të cilat Europa po përballet.
Sipas tij nuk bëhet fjalë për të taksuar 50% të çmimit të energjisë të cilat këto kompani shesin në treg të lirë, por vetëm për pjesën e fitimit që merret mbi shumën 8.5 lekë për kwh.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Pse vjen në këtë moment ky projektligj ajo që mund të konsiderohet taksa ekstra, cilat kategori përfshin?
Karakaçi: Vjen në vazhdën e masave që të gjitha vendet e BE kanë marrë në rastin e krizës. Shtete e BE kanë filluar të marrin masa të ngjashme, duke vendosur kontribute të detyrueshme duke marrë një pjesë të fitimit të jashtëzakonshme të kompanive energjetike dhe e përdorin këtë për të mëbsht5etur qytetarët.
Xhokaxhi: Bëhet fjalë për prodhuesit e mëdhenj apo dhe të vegjlit?
Karakaçi: Flasim këtu për prodhuesit e energjisë elektrike që janë në tregun e lirë, që kanë fituar në bursa për shkak të çmimeve të larta. Flasim vetëm për prodhuesit energjetike që janë në treg të lirë.
Xhokaxhi: Sa janë afërsisht?
Karakaçi: Në Shqipëria janë 3 prodhues që e shesin në treg të lirë,. Ky ligj krijon një kontribut solidariteti për gjendjen e emergjencës. Bëhet fjalë për ta konsideruar kontribut dhe të ardhura shtesë atë pjesë që është shitur me 8.5 lekë, dhe kontributi është 50%.
Xhokaxhi: Ky tatim në masën 50%, do të jetë i vlefshëm mbi 8.5 lekë kwh?
Karakaçi: Ky nuk është tatim është një kontribut i përkohshëm. Ky do të jetë një kontribut i detyrueshëm që do të derdhët në një llogari të veçantë të buxhetit të shtetit. Ligji bën një definim që quhet të ardhura shtesë, që janë të gjitha ato që janë shitur mbi 8.5 lekë.
/Abcnews.al/