Taksa 100%, Haradinaj takon të martën ambasadorin e SHBA në Prishtinë

schedule12:37 - 21 Janar, 2019

schedule 12:37 - 21 Janar, 2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pritet të takohet nesër me ambadasorin amerikan në Prishtinë, Knoset. Takimi është organizuar nga Kreu i Kuvendit Kadri Veseli. Ky takim ndodh pas disa kërkesave të Uashingtonit ndaj Prishtinës për heqjen e taksës 100% për mallrat ndaj Serbisë.

Duke iu rikthyer dhe njëherë çështjes së taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet.

Pas homazheve në përvjetorin e 13 te vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ai u shpreh për gazetarët se mirëpret takimin e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, të organizuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas këmbënguljes së gazetarëve, për faktin se temë kryesore do të ishte heqja e taksës, kreu i ekzekutivit u shpreh se bora do të shkrihet dikur.

Por Haradinaj foli dhe për veprën e ish-Presidentit Rugova duke thënë së ai ka krijuar një Kosovë paqësore për të gjithë.

Ish-presidenti Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!