Takoi një të infektuar, karantinohet kryeministrja e Finlandës

schedule12:48 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:48 - 16 Tetor, 2020

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, u largua së fundmi nga Këshilli Evropian, pasi u informua se ajo kishte rënë në kontakt me një rast të konfirmuar me koronavirus.

Për të njëjtën arsye, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u largua dje.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë jam testuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vetë-izolim”, shkroi von der Leyen.

Mediat e huaja raportojnë se Finlanda do të përfaqësohet nga kryeministri suedez Stefan Lofven. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!