Takoi kryetarin me koronavirus, futet në izolim zv.kryeministri Bujar Osmani

schedule13:19 - 16 Prill, 2020

schedule 13:19 - 16 Prill, 2020

Zëvendëskryeministri i Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani është vetëizoluar, pasi një ditë më parë është takuar me kryetarin e komunës së Kumanovës i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social facebook shkruan se këtë të enjte nuk do ytë jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe do të vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokolleve.

Gjitahshtu në takimin e djeshëm me kreun e Komunës së Kumanovës, ishte edhe kryeministri në Detyrë Oliver Spasovski dhe ministri i Arsimit.

Postimi i plotë:

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!”, shkruan zëvendëskryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!