Janë takuar për herë të dytë, këtë herë në Vietnam, presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Ashtu si dhe parashikohej temë kryesore e bisedimeve ishte çarmatimi bërthamor i Penianit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un janë takuar në Hanoi të Vietnamit. Tema kryesore e bisedimeve mes tyre ishte c’armatimi bërthamor i Koresë së Veriut, ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë i tha Kim Jong Un se vendi i tij ka një potencial të mrekullueshëm ekonomik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do e ndihmojnë vendin të zhvillohet.
Presidenti amerikan Trump iu drejtuar gazetarëve të shumtë të pranishëm duke iu thënë se ai dhe lideri koreanoverior kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Gjithashtu Trump i është drejtuar liderit koreanoverior duke i thënë se vendi i tij ka përpara një të ardhme të ndritur dhe se ai ishte një lider i madh, i cili do të ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që gjëra të mira të ndodhin.
Mediat raportojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të përpiqet të bindë liderin koreano verior që të braktisë përfundimisht programin bërthamor. Gjithësesi mediat theksojnë se një term i përbashkët për carmatimin bërthamor nuk ekziston ende dhe Kim Jong Un nuk ka premtuar asnjë afat kohor se kur mund të ndodhë një proces i tillë./abcnews.al