Takimi zyrtar përpara largimit/ Kreu i Gjykatës së Lartë takohet me ambasadorin britanik: Partneriteti mes nesh vazhdon

schedule16:48 - 29 Korrik, 2024

schedule 16:48 - 29 Korrik, 2024

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith, takimi i fundit zyrtar përpara largimit.

Ai është shprehur se partneriteti do të vazhdojë. Ambasadori britanik është shprehur se Britani e Madhe do të mbështesë vazhdimisht sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi falënderoi ambasadorin Smith dhe Britaninë për mbështetjen e palëkundur, si edhe për për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024.

“Dëshiroj të theksoj mbështetjen dhe inkurajimin tuaj të palëkundur për fillimin e Projektit të Partneritetit Gjyqësor Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri në maj 2024. Kam vlerësuar shumë personalisht ndërveprimet tona dhe njohuritë që keni ndarë. Aftësia juaj për të trajtuar çështje të ndërlikuara ndërkombëtare ka fituar respekt dhe admirim të lartë nga të gjitha palët”, ka thënë Sadushi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!