Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi shkruan se gjatë ditës së sotme ka patur një bisedë të shkëlqyer me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe se mirëpret bisedën e nivelit të lartë në Bashkimin Evropian me Joseph Borrell.
“Presidenti Vuçiç informoi për marrëveshjet me rëndësi të veçantë që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan Varhelyi në një postim në Twitter.
Hoti dhe Vuçiç vijojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE, vetëm dy ditë pasi ata nënshkruan marrëveshjen mbi “normalizimin ekonomik” në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Trump.
N.D./abcnews.al