Takimi vendimtar, Conte-Zhang mbajnë në “tension” edhe Allegrin

schedule10:33 - 25 Gusht, 2020

schedule 10:33 - 25 Gusht, 2020

Dita e Antonio Conte. Sot trajneri italian do të ulet me presidentin Steven Zhang dhe do të flasë për të ardhmen e tij. Kreu i Interit dëshiron të mos e ndryshojë stafin, pasi edhe në aspektin financiar do të ketë kishte faturë që do të kapte shifrën e 50 milion eurove.

Zhang dëshiron vazhdimin e këtij projekti, por do të duhet të dëgjojë ballë për ballë Conten, i cili është shprehur më parë se disa gjëra nuk i kanë pëlqyer këtë sezon dhe nëse nuk ndryshon situata, ai atëherë është i gatshëm të largohet.

Temë bisedimi sot do të jetë edhe merkatoja, pasi edhe për lëvizjet ka pasur përplasje. Conte dëshiron të dijë se sa është i gatshëm klubi të bëjë përforcime të rëndësishme, si Kante e Dzeko. Në rast se Interi dëshiron të kursejë, atëherë tekniku italian me gjasa largohet direkt.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm dhe veç tifozëve të Interit, një sy nga Milano e ka edhe Max Allegri. Në raste se Conte ndahet me zikaltërit, atëherë trajneri do të lërë pushimet dhe do të nisë një eksperiencë të re në krye të Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!