Takimi Putin-Erdogan/ Hoti: Diskutuan për të ardhmen e Lindjes së Mesme

schedule16:08 - 24 Janar, 2019

schedule 16:08 - 24 Janar, 2019

Një ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdoğan, zhvilluan një takim në Moskë. Këtë takim mes dy lidërve e ka komentuar për “ABC news”, pedagogu i universitetit “Mesdhetar” Dritan Hoti.Hoti është shprehur se temë kryesore e diskutuar mes dy lidërve ka qenë  Lindja e Mesme.

“Janë dy fuqi që kanë qenë rivalë në të shkuarën. Është një “risi” e diplomacisë turke. Turqia ka pësuar shumë në të shkuarën historike nga Rusia. Ka qenë një aleate e SHBA-ve përgjatë Luftës së Ftohtë e deri me ardhjen e Erdogan në pushtet. Me ardhjen e Erdogan në polidikën e jashtë jënë shfaqur rikonsiderime diplomatike. Ky takim vjen në një kontekst të ri dhe pas deklaratës së Tump për tërheqjen e truparve amerikane nga Siria. Ky takim vjen për të projektuar atë që është një realitet i ri në të ardhmen e afërt në Lindje të Mesme. Duhet të kemi parasysh se në Lindjen e Mesme pushojnë tre fuqi: I pari është Izraeli i cili është i pashpallur si një fuqi e re bërthamore. Është Irani i cili është në një lloj ekspansioni gjeo-politik, por edhe agresiviteti sipas mënyrës së tij. Është edhe Turqia e Erdogan e cila ka qenë aleate e Izraelit më parë por nuk është më në rrafshin gjeo-strategjik. Takimi vjen në kontekstin pasi Tirqia ka dy problematika: E para është pjesa kurde e cila konsiderohet si një çështje ekzistenciale, si dhe përqëndrimi i pushtetit të Erdogan kundrej Bashar Al Asad, i cili si tutor kryesorë ka Rusinë e Putin. Në këtë kontekt është zhvilluar edhe takimi i fundit mes dy lidërve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!