Takimi Putin- Erdogan, flet lideri i Kremlinit

schedule08:30 - 9 Prill, 2019

schedule 08:30 - 9 Prill, 2019

Në takimin e realizuar në Moskë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Erdoan, lideri i Kremlinit deklaroi se mes dy vendeve po zhvillohet ndjeshëm bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes dhe në atë të teknologjisë ushtarake.

Rusia dhe Turqia ruajnë një bashkëpunim në shkallë të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kontaktet e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe teknologjisë në nivelin e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin në fillim të takimit me homologun turk Erdoan duke theksuar se po zhvillohen marrëdhënie premtuese mes ushtarëve, në mënyrë aktive. Në mënyrë të veçantë aktualizimi i kontratës për furnizimin me sisteme raketore ruse S-400 është një prioritet si për Moskën ashtu dhe për Ankaranë shtoi Putin.

Ndërshkëmbimi tregtar është rritur me 15 për qind, në 25 miliardë dollar dhe dy vendet po aktualizojnë programe të ndryshme të rëndësishme, mes të cilëve ndërtimin e reaktorit bërthamor të Akuiu, si dhe të gazsjellësit Turkstream, për të cilin janë realizuar së fundmi lidhjet në det dhe në tokë.

Nga pala ruse në takim ishin të pranishëm dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit Juri Ushakov, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, ministri i Energjisë si dhe ai i Zhvillimit Ekonomik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!