Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç u komentua mbrëmjen e sotme në emisionin “Lufta dhe Paqja” në Abc Neës. Avokati Spartak Ngjela tha për gazetarin Artur Zheji se Vuçiç u soll si një komedian duke mos firmosur marrëveshjen.
Ndërkohë, eksperti i gjeopolitikës Enri Hide theksoi se nuk pret që të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Vuçiç duke mos firmosur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, tregoi qartë zgjedhjen që ka bërë, që është ajo krah Rusisë.
“Duket se Serbia e ka bërë zgjedhjen e saj që nuk është aspak kah Perëndimit. Serbia ka vendosur lindjen e detyruar, të shohë drejt Putinit dhe Rusisë. Kjo është zgjedhja e saj. Nuk duhet të kemi iluzione se do të ketë nënshkrim të një marrëveshje me Kosovën.”, u shpreh eksperti Hide. /abcnews.al