Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi në Gjenevë mes SHBA dhe Ukrainës/ Sekretari Rubio: Produktiv! Po bëjmë disa ndryshime në planin e paqes

schedule18:11 - 23 Nëntor, 2025

schedule 18:11 - 23 Nëntor, 2025

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se takimet e sotme në Gjenevë kanë qenë “më produktivet dhe më domethënëset” e procesit të deritanishëm të paqes.

Ai njoftoi se ekipi amerikan po bën disa ndryshime në planin e paqes, të cilat duket se bazohen në sugjerimet e delegacionit ukrainas. Rubio shtoi se puna ende nuk ka përfunduar, por ka pasur përparim të dukshëm.

Sipas tij:
“Kemi një dokument shumë të mirë pune, i ndërtuar mbi kontributet e të gjitha palëve të përfshira. Sot i kaluam pikë për pikë disa prej çështjeve dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë.

Tanimë ekipet tona janë kthyer në dhomat e tyre për të punuar mbi disa nga sugjerimet që na u paraqitën, me shpresën për të ngushtuar më tej diferencat dhe për t’u afruar drejt diçkaje me të cilën si Ukraina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, do të jenë të kënaqura.”

Rubio theksoi se çdo plan paqeje kërkon miratimin e presidentit Donald Trump, por u shpreh “i qetë” për këtë proces.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!