Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Meloni-Abbas në Romë: Mbështetje për rindërtimin e Gazës

schedule22:56 - 7 Nëntor, 2025

schedule 22:56 - 7 Nëntor, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është takuar pasditen e kësaj të premte në Romë me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas.

Sipas një deklarate nga qeveria italiane, gjatë bisedës së tyre, Meloni “referoi domosdoshmërinë për të forcuar armëpushimin dhe për të filluar stabilizimin dhe rindërtimin e Gazës”. Gjithashtu edhe nevojën për të zbatuar plotësisht, brenda një periudhe të shkurtër kohore, planin e paqes të Presidentit Trump.

Kryeministrja italiane, në të njëjtën kohë nënvizoi se vendi i saj ofron ndihmë të vazhdueshme humanitare për popullsinë civile palestineze me iniciativën “Ushqim për Gazën”, duke transportuar të plagosurit në Itali dhe falë mundësisë që u jepet studentëve palestinezë për të studiuar në universitetet italiane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!