Takimi me Ramën, Presidenti i PE: BE gati të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19

schedule18:58 - 1 Mars, 2021

schedule 18:58 - 1 Mars, 2021

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se shprehu mbështetjen për konferencën e parë ndërqeveritare. Ai shprehet gjithashtu, se BE është e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.

Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Shpreha mbështetjen për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19” tha David Sassoli./ Abcnews.al