Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë Jill Biden ka treguar se bashkëshorti i saj është përgatitur për javë të tëra për udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA. Veçanërisht, vëmendje Joe Biden i ka kushtuar takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.
“Ai është aq mirë i përgatitur”, u tha Dr. Biden gazetarëve në Carbis Bay, Cornwall, ndërsa presidenti takonte për herë të parë kryeministrin Britanik Boris Johnson.
“Është përgatitur për javë të tëra për sot,” tha Jill. “Ai i njeh shumicën e udhëheqësve që do të jenë këtu. Joe e do politikën e jashtme. Kjo është pika e tij e fortë.”
E pyetur posaçërisht nëse Joe Biden është përgatitur për takimin me Putin, Zonja e Parë theksoi: “Është më se i përgatitur.”
Ajo tha se udhëtimi ishte “një fillim i bukur” ndërsa shtoi se bashkë me presidentin mezi presin që të takojnë mbretëreshën Elizabeth II të dielën. s.b/abcnews.al/

