Takimi me Harris, presidenti polak flet për transferimin e avionëve luftarakë sovjetikë në Ukrainë

schedule15:59 - 10 Mars, 2022

schedule 15:59 - 10 Mars, 2022

Zëvendës presidentja e SHBA-ve Kamala Harris ndodhet sot në Poloni, ku ka biseduar me presidentin Andrzej Duda.

Pas takimit, në një konferencë për shtyp, Duda u pyet nëse Polonia veproi në mënyrë të njëanshme kur propozoi transferim të avionëve luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë, me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të lehtësojnë transferimin.

Ai iu shmang pyetjes duke thënë: Ajo situatë është ekstremisht e nderlikuar. Ne duhet të jemi anëtarë të përgjegjshëm të aleancës së Atlantikut të Veriut, prandaj ka pasur kërkesa drejtuar nesh. Këto kërkesa na janë drejtuar nga pala ukrainase si dhe deri diku nga mediat. Ne u sollëm ashtu siç duhet të sillet një anëtar i besueshëm i NATO-s.”

Kurse, zv/presidentja nga ana tjetër tha se SHBA është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ajo shtoi se “angazhimi i saj ndaj nenit 5 është i hekurt”. Sipas këtij neni, parimi është që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është  sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Për popullin ukrainas, tha se ata kanë vuajtur jashtëzakonisht dhe ajo që po ndodh me ta.

Harris vuri në dukje se administrata Biden dërgoi së fundmi 4700 trupa shtesë dhe raketa Patriot në Poloni ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 50 milionë dollarë shtesë përmes një programi ushqimor të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar me refugjatët në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!