Sot, ka pasur një takim me të gjithë drejtuesit e klubeve të Premier League, për të diskutuar për vazhdimësinë e VAR-it. Teknologjia ka shfaqur shumë probleme këtë sezon në kampionatin anglez të futbollit dhe polemikat kanë qenë të shumta.
Madje, në takimin mes Tottenham dhe Sheffield United javën e fundit, VAR priti 4 minuta e gjysmë për të marrë një vendim, që në fund ishte i gabuar.
Takimi mes drejtuesve të klubeve dhe FA ka zgjatur më shumë se 2 orë, aty ku janë diskutuar disa tema. Edhe pse me dyer të mbyllura, mediet britanike kanë arritur të zbulojnë disa nga temat e diskutuara.
Për më tepër, ka folur edhe zv. presidenti i West Ham, i cili pranoi se gjithçka do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë dhe se duhet që njerëzit të kenë durim për përmirësimin e sistemit VAR./abcnews.al