Në intervistën për Abc News, gazetari Mero Baze komentoi gjithashtu edhe takimin mes Sali Berishës dhe shefes së ODIHR-it, Audrey Glover. Gazetari e cilësoi vizitën e shefes së ODIHR-it si cinike teksa iu referua përplasjeve të shefes së ODIHR-it me Berishën në zgjedhjet e kaluara.
“Ishte takim i non gratave të Berishës dhe non gratas së Perëndimit. Ishte një vizitë cinike e Glover, e cila prej vitit 2013 vjen në zgjedhje për të shijuar humbjet e Berishës. Glover është personi i parë në Perëndim që ka dizanjuar Berishën si një person që ka shkatërruar zgjedhjet në një vend post komunist”, tha Baze. /abcnews.al

