Bashkëshortë në jetë, presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvillojnë sot takimin e parë zyrtar përballë njëri-tjetrit.
Kryemadhi ka zgjedhur që të shkojë vetë në presidencë në takimin e thirrur nga kreu i shtetit për caktimin e datës së zgjedhjeve, në ndryshim nga rastet e tjera kur ka dërguar Petrit Vasilin.
Ajo shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari.
Takimi mes tyre zgjati për të paktën 15 minuta, në fund të të cilit Kryemadhi deklaroi se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt pasi shqiptarët kanë nevojë për një qeveri europiane.
Kryemadhi mungoi në presidencë edhe ditën kur Ilir Meta mori postin e kreut të shtetit, ndërsa nuk është as Zonjë e Parë për shkak se drejton LSI.
Ajo mban sot postin drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të themeluar pikërisht nga i shoqi, sot president./m.v. abcnews.al