Takimi i ministrave të BE: Nesër s’ka vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë

schedule12:19 - 16 Nëntor, 2020

schedule 12:19 - 16 Nëntor, 2020

Burime diplomatike të Bashkimit Evropian për gazetaren Erisa Zykaj bëjnë të ditur, se nuk pritet të merret vendim mbi kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nesër gjatë takimit të ministrave të çështjeve evropiane.

Kjo pasi aktualisht nuk ka sinjale nga Bullgaria dhe as nga Maqedonia e Veriut lidhur me një ndryshim të qëndrimit të tyre mbi marrëveshjen e fqinjësisë.

Për kuadrin negociues për Shqipërinë nuk ka kundërshtime, por këto kuadr negociuese nuk mund të aprovohen pa unanimitet në gjirin e shteteve anëtare.

Unanimiteti nuk është i mundur të arrihet, duke qenë se Bullgaria kërkon që të përfshijë në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut një udhërrëfyes për zgjidhjen e çështjes historike dhe të gjuhës gjatë negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Burimet diplomatike evropiane kanë sqaruar, se Ministrat e çeshtjeve evropiane mblidhen nesër në video-konferencë, gjë që e bën shumë të vështirë marrjen e një vendimi nesër.

Nëse do ketë ndryshim të qëndrimeve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendimi për kuadrin negociues me të dyja vendet mund të merret përmes procedurës me shkrim.

Por, deri tani, sipas burimeve diplomatike, ka pak gjasa që kjo të ndodhë para fundit të vitit.

Duke iu përgjjgjur pyetjes së ABC, nëse për Shqipërinë drafti i konkluzioneve do t’i referohet 2 kushteve që mbeten për t’u përmbushur nga Shqipëria sipas Komisionit Evropian apo mund te ndryshoje sipas kërkesave të 5 shteteve anëtare mbi një kushtëzim me të rreptë për Shqipërinë, burimet diplomatike janë përgjigjur:

“Nuk pritet të këtë një diskutim të gjatë mbi kushtëzimin për Shqipërinë. Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mblidhet vetëm kur të jenë përmbushur kushtet . Kjo bën të kuptohet, se drafti i konkluzioneve për Shqiperinë mund të mbetet në formën e kushtëzimit me dy kushte lidhur me funksionimin e plote të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe ndryshimin e ligjit për mediat, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!