Takimi i Kurtit me ambasdorët dhe Lajçak, dialogu Kosovë-Serbi në qendër të bisedimeve

schedule15:17 - 6 Shkurt, 2023

schedule 15:17 - 6 Shkurt, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë si dhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Me këtë të fundit, Kurti tha se ka zhvilluar një takim pune duke biseduar për  Asociacionin si dhe dialogun me Serbinë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë.

Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara.

Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!