Takimi historik me Maqedoninë e Veriut, Challandes zgjedh “luftëtarët” dardanë

schedule17:58 - 2 Tetor, 2020

schedule 17:58 - 2 Tetor, 2020

Sfida me Maqedoninë e Veriut po afron për Kosovën. Dardanët do të përballen në Shkup kundër vendasve në datë 8 tetor (20:45), përballje e vlefshme për gjysmëfinalet e Nations League. Një triumf në këtë takim do t’i dërgonte djemtë e Bernard Challandes një hap larg kualifikimit në Euro 2021 (finalja luhet me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.

Trajneri zviceran ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin me Maqedoninë e Veriut dhe dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Greqisë për edicionin e dytë të Nations League. Mungesa e madhe është ajo e Milot Rashicës. Sulmuesi i Werder Bremen ka pësuar një dëmtim në gju dhe i ka humbur dy sfidat e para të Bundesligës.

https://www.instagram.com/p/CF2Am8-FpZ-/?utm_source=ig_web_copy_link

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e këtij muaji. Dardanët fillimisht më 8 tetor do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të ‘play-off’-it për kualifikim në Kampionatin Evropian në Shkup, derisa më pas në kuadër të Ligës së Kombeve do të luajnë kundër Sllovenisë më 11 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe kundër Greqisë, më 14 tetor në Athinë.

Si zakonisht, Dardanët, do të akomodohen në hotel ‘Emerald’, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në orën 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, në hotel ‘Emerald’, përzgjedhësi Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media“, lexohet në postimin e FFK-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!