Takimi Biden-Gjuriç, Kurti: Takim më shumë për foto se për bisedë

schedule10:21 - 12 Prill, 2022

schedule 10:21 - 12 Prill, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar fotografinë e Ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Sipas Kurtit, Gjuriç dhe Biden janë takuar fare shkurtimisht dhe se kjo është një gjë që e bëjnë të gjithë ambasadorët e akredituar.

“Ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë, Presidentin. Të gjtihë ambasadorët e akredituar në Washington D.C, iu bie ta bëjnë këtë gjë, prandaj besoj që është e padrejtë, e gabueshme dhe e dëmshme që të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare që ka”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se në maj do të realizojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në maj do të udhëtoj për në ShBA, për takime zyrtare atje. Do të takohem me politikanë, diplomartë, udhëheqës, por edhe me mërgimtarët, studentët dhe komunitetin e biznesit”, ka deklaruar Kurti./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!