Dashi
Marsi godet shenjën herët në mëngjes dhe do të mbetet në Dash deri në 6 janar 2021. Kjo ju bën energjik, të vendosur në pozicionet e duhura dhe do ju rrisë besimin tuaja; do të arrini të bëheni një pikë referimi e rëndësishme për shumë njerëz rreth jush. Do keni tensione në marrëdhënien në çift.
Demi
Ditë interesante për të gjithë ju që do të jeni në gjendje ta menaxhoni mirë, duke kontrolluar nxitimin dhe frymën kritike. Hëna në fushën e gjashtë sugjeron të vendosni në rregull mendimet dhe jetën tuaj; mund të jetë koha e duhur për të hedhur dritë mbi disa gjëra. Disa problemet të vogla shtëpiake nuk duhet të dramatizohen më shumë sesa duhet.
Binjakët
Dy lajme të mira. E para ka të bëjë me Marsin, i cili i jep fund armiqësive me shenja e Peshqve: forma fizike dhe çështjet profesionale rifitojnë lartësi dhe rëndësi. E dyta ka të bëjë me Hënën në fushën tuaj të pestë. Do ju vijnë mundësi të mira. Çështjet sentimentale do ju pushtojnë mendjen.
Gaforrja
Ndjesia e ekuilibrit dhe masës mund të tronditet pak nga prania e Marsit në Dash; ajo do të qëndrojë në shenjë deri në janar 2021. Do të sjellë një çorientim të përkohshëm për të punuar, veçanërisht nëse keni një veprimtari të pavarur. Jeta në çift gjithashtu do të kërkojë më shumë vëmendje sesa zakonisht. As Hëna nuk është në anën tuaj sot, mbani një profil të ulët.
Luani
Ditë shumë pozitive! Do gjendeni nëpër qytete turistike ose rrugës për në plazhin tuaj të preferuar, në male, kodra, në det ose liqen. Zhytuni në bukurinë e peisazheve dhe shijojeni në maksimum. Në çift gjithçka duket se po shkon mirë;
Virgjëresha
Me Marsin në Dash, gjithçka bëhet më e lehtë e më e butë: do gjeni zgjidhjet më të mira për problemet që ju shqetësojnë më shumë, do rivendosni vrullin dhe intensitetin në marrëdhënien me partnerin! Disa do marrin lajme të veçanta, disa të tjerë mund të blejnë një shtëpi.
Peshorja
Marsi në shenjën e Dashit, është gati të krijojë grindje në marrëdhënie me partnerin tuaj, do vejë në dyshim disa aspekte të marrëdhënies tuaj romantike. Mos e humbni temperamentin tuaj! Përdorni kuptimin e përbashkët dhe diplomacinë të cilat sigurisht nuk ju mungojnë.
Akrepi
Do përballeni me luhatje, fajin e ka Hëna që sjell pengesa dhe konfuzion. Reflektimi nuk duhet të jetë një justifikim për të kultivuar melankolinë sepse mund të kthehet në depresion. Do ndiheni sikur keqkuptoheni nga të gjithë dhe kjo do jetë një përgjegjësi shumë e madhe për ju. Në dashuri do krijoni probleme për ata që ju duan.
Shigjetari
Marsi në Dash do ju sjellë energji, vendosmëri dhe pasion. Përfitoni sepse është një moment i përkryer. Ndryshime të favorshme priten në sektorë të shumtë. Takime magjike, të rëndësishme për beqarët.
Bricjapi
Me Marsin në Dash, ju mund të largoheni plotësisht nga rruga e duhur. Kini parasysh tensionet në shtëpi, në familje dhe shëndetin fizik që nuk do jetë gjithmonë në krye. Gjendja juaj shpirtërore mund të prishë një plan në minutë të fundit.
Ujori
Një konfigurim astral shumë intensiv ju bën më të vendosur dhe luftues se kurrë: flisni sinqerisht pa i kushtuar vëmendje reagimit emocional të atyre që janë përreth jush. Falë sekuencës së Marsit, pjesëmarrja, entuziazmi dhe dinamizmi kapërcejnë sot. Emocione shumë të forta ju presin në fushën e dashurisë, pavarësisht gjendjes tuaj.
Peshqit
Nevoja për t’u përballur me çështje praktike ju detyron të jeni me këmbë në tokë. Do të gjeni kohë për interesat dhe hobin tuaj. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ndryshon qëndrimi juaj ndaj dashurisë. Merrni parasysh pasojat e vendimeve tuaja në jetën private.