Me rastin e ditës së Mësuesit, kreu i shtetit Ilir Meta ishte në Korçë ku mori pjesë në disa aktivitete me figura të njohura të arsimit në qytetin juglindor.
Gjatë ecjes në rrugë, Presidenti u ndal duke takuar dhe bërë foto me disa qytetarë të zakonshëm.
Pa eskortë, i vetmi që e shoqëroi Ilir Metën ishte zëdhënësi i tij, Tedi Blushi dhe shoferi për të cilin tha se do të ishte i panevojshëm nëse nuk do i duhej që të komunikonte me celular.
“I jepja dhe vete makinës por më pengon të shkruaj në celular” theksonte Meta./ Abcnews.al