Takim Rohani-Trump? Vetëm nëse SHBA-të bejnë një hap pas

schedule15:30 - 27 Gusht, 2019

schedule 15:30 - 27 Gusht, 2019

Ministri i Jashtëm iranian bëri të ditur se një takim i mundshëm mes presidentit Rohani dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump mund të realizohet vetëm nëse Uashingtoni bën një hap prapa, duke respektuar marrëveshjen për programin bërthamor.

Një takim mes presidentit iranian Hasan Rohani dhe atij amerikan Donald Trump është i paimagjinueshëm nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk vendosin të respektojnë marrëveshjen për programin bërthamor, të firmosur në vitin 2015.

Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm iranian Mohamad Javad Zarif, i cituar nga agjencia e lajmeve Irna gjatë vizitës së tij në Kinë. Fjalët e tij vijnë menjëherë pas atyre të kreut të Shtëpisë së Bardhë në përfundim të samitit të G7-s në Francë fundjavën e kaluar.

Zarif shtoi se fatkeqësisht europianët kanë nevojë për autorizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të respektuar impenjimet e tyre për sa i përket marrëveshjes për programin bërthamor.

Sipas tij një qëndrim i tillë nuk mund të krijojë një situatë të mirë për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare. Zarif aktualisht po kryen një tur vizitash zyrtare në Azi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!