Tottenham kërkon të përforcohet dhe së fundmi në skenë kanë dalë disa emra. Një prej më të përfolurve është sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek. Polaku nuk po gjen më hapësira te kuqezinjtë dhe në mediat italiane raportohet se mes dy klubeve kanë nisur sërish kontaktet.
Piatek nuk ka luajtur në tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe menaxheri i sulmuesit ka pasur një takim me drejtuesit e klubi italian, në mënyrë që të mësojë diçka mbi planet e tyre rreth klientit të tij.
Transferimi te Tottenham është një mundësi reale dhe mbetet të vendosen kushtet e kësaj lëvizjeje. Milani kërkon të paktën 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit, që këtë sezon ka vuajtur shumë. /abcnews.al