Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka deklaruar se diskutimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë, mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, do të çojnë përpara paqen paqen përmes bashkëpunimit ekonomik.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, O’Brien shprehet se mezi pret të takojë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiç.
Postimi i O’Brien:
“Presim me kënaqësi takimin me presidentin Aleksadar Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë nesër. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Nga angazhimi i të dy liderëve për dialog do të përfitojë #Serbia dhe #Kosova. ”- NSA Robert O’Brien”
“I look forward to welcoming @predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti to the White House tomorrow. These important discussions will advance peace through economic cooperation. Both leaders’ commitment to dialogue will benefit #Serbia and #Kosovo.”–NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/mpvhe2SyXn
— NSC (@WHNSC) September 2, 2020
Ky takim, midis Kosovës dhe Serbisë, është i dyti i tillë i thirrur nga Uashingtoni.
Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë njoftoi se kishte paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit. S.B/ abcnews.al/


