Takim me drejtuesit e Federatës, Scaloni merr vendimin për të ardhmen e tij me Argjentinën

schedule09:56 - 16 Janar, 2024

schedule 09:56 - 16 Janar, 2024

Lionel Scaloni do të vijojë të jetë trajneri i kombëtares së Argjentinës, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, kompeticion i cili ëshë në program për t’u zhvilluar këtë verë në Amerikë nga datat 20 qershor deri më datë 14 korrik.

Tekniku që udhëhoqi “Albicelestet” në triumfin e Botërorit Katar 2022, surprizoi jo pak kur pas një ndeshje ndaj Brazilit në nëntor, deklaroi se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja pasi sipas tij ishte e vështirë për të vijuar në rrugën e sukseseve, ndërsa shprehu edhe ambicien për të drejtuar një klub europian.

Megjithatë, pasi mori kohën e duhur dhe pas një takimi të fundit me krerët e Federatës, Scaloni ka vendosur të qëndrojë në drejtimin e Argjentinës të cilët si kampionë bote në fuqi, do të tentojnë të ruajnë edhe statusin si kampionë të Amerikës, titull që e fituan në vitin 2021 duke mposhtur Brazilin në finale./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!