Gennaro Gattuso do të vazhdojë punën si trajner i Napolit. Presidenti De Laurentiis, së bashku me zv presidentin Odoardo De Laurentiis dhe CEO-n Andrea Chiavelli, kanë vizituar skuadrën ditën e sotme.
Drejtuesit kanë konfirmuar besimin te trajneri kalabrez, i cili mund të vijojë i qetë punën në krye të ekipit. Ditët e fundit u përfol për një shkarkim të 43-vjeçarit, teksa u përfol për një rikthim të Rafa Benitez.
Il #Napoli conferma ufficialmente #Gattuso @SkySport https://t.co/XyXBLfDnel
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 27, 2021
Një gjë e tillë nuk do të ndodhë, teksa Napoli luan përballë Spezias për Kupën e Italisë ditën e nesërme (21:00) në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Fitorja dhe kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës është detyrim për djemtë e Gattusos, të cilët i pret Atalanta nëse ia dalin të kalojnë me sukses skuadrën e Ismajlit. /abcnews.al