Takaj: Olayinka na dha 1.5 milion euro! Latifi fantastik, habitem pse nuk i eci

schedule21:20 - 9 Qershor, 2021

schedule 21:20 - 9 Qershor, 2021

Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, ka dhënë një intervistë, që është publikuar në të përditshmen sportive “Panorama Sport”.

Kreu i klubit bardhekuq ka folur për dy lojtarë që i kanë dhënë shumë Skënderbeut, si në fushë, ashtu edhe në aspektin e financave.

“Më vjen më shumë keq për Liridon Latifin. Nuk e di pse i eci kështu karriera, sepse pritshmëritë për të kanë qenë shumë të mëdha. Ishte një lojtar i bukur, që kishe qejf ta shikoje në fushë.

Më i suksesshmi është pa diskutim Olayinka. Prej tij vazhdojmë të kemi të ardhura. Nuk e di sa u përfol në atë kohë shitja e tij, por unë di të them se përfitimet deri më tani kanë qenë 1.5 milionë euro. Është lojtari më i shitur në historinë e Skënderbeut”, ka thënë Takaj mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!