Tajvani krijon një fond 200 milionë dollarësh për Lituaninë mes mosmarrëveshjeve me Kinën

schedule08:20 - 6 Janar, 2022

schedule 08:20 - 6 Janar, 2022

Tajvani tha se do të krijojë një fond prej 200 milion dollarësh për të investuar në Lituani, ndërsa përpiqet të uli presionin diplomatik dhe tregtar kinez mbi shtetin baltik. Tajvani deklaroi që do të bëjë investimin e parë këtë vit dhe paratë janë të garantuara nga fondi i zhvillimit kombëtar të bankës qendrore. Ky vendim vjen pasi Lituania lejoi hapjen defakto të ambasadës tajvaneze si shenjë e marrëdhënieve në rritje midis vendeve.

Kina uli marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë pas këtij vendimi raporton “BBC”. Zëvendës ministri i Tajvanit për punët e jashtme deklaroi gjatë publikimit të planit që është koha që ne ta ndihmojmë Lituaninë me vështirësitë e saja. Njoftimi vjen pasi Tajvani po shpërndan këshilla në publik sesi pihet dhe gatuhet rumi pasi bleu 20,000 shishe rum nga Lituania që ishin të destinuara për Kinën.

Sipas mediave shtetërore tajvaneze Korporata e Duhanit dhe Pijeve Alkoolike të Tajvanit e bleu rumin pasi mësoji që mund ti bllokohej hyrja në Kinë. Kina ka mohuar se ka bllokuar tregtinë me Lituaninë që do të ishte një thyerje e rregullave tregtare botërore, por Bashkimi Evropian tha se ka raporte të verifikuara se mallrat po ndalohen në doganat kineze. Importi i Rumit ka ndikuar në bizneset lituaneze pavarësisht që Kina përbën 1% të eksporteve lituaneze.

Pekini ka një histori me vendosjen e sanksioneve jozyrtare tregtare me vendet që ka mosmarrëveshje. Së fundmi ka bojkotuar mallrat australiane si mishin e viçit ,verërat dhe elbin. Në nëntor Kina uli marrëdhëniet me Lituaninë pasi shteti baltik lejoi hapjen defakto të ambasadës tajvaneze.

Zyra e re e shtetit të Tajvanit nuk barazohet me marrëdhëniet diplomatike por mund të shihet si një shenjë e rritjes së marrëdhënieve midis dy vendeve. Zyra e re mban emrin Tajvan jo emrin Taipei Kinez që përdoret nga disa shtete që të mos ofendojnë Kinën. Kjo ishte posta e parë diplomatike e ishullit në 18 vjet në Evropë.  Tajvani ka pak aleatë që ka lidhje për shkak të presionit kinez.

Lituania mbrojti të drejtën e saj për të mbajtur marrëdhënie me Tajvanin por tha se respekton politikën “Një Kinë”. Politika Një Kinë është lëvizja diplomatike e Kinës që nuk ekziston një qeveri tjetër kineze. Tajvani është një shtet demokratik i vetëqeverisur, por Pekini e shikon si pjesë të territorit të tij. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!