Tre punëtorë që ishin bllokuar brenda një tuneli hekurudhor të shembur janë gjetur të vdekur, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimit që zgjatën mbi pesë ditë, njoftuan autoritetet tajlandeze.
Sipas BBC, burrat, dy persona nga Kina dhe një nga Mianmari, besohet se ishin ende gjallë deri të enjten, 29 gusht. Tre punëtorët u bllokuan kur një pjesë e tunelit që po ndërtonin u shemb të shtunën, më 30 gusht, në zonën Pak Chong, rreth 200 kilometra në verilindje të Bangkok.
Këtë të premte autoritetet njoftuan se të tre kishin vdekur, ndërsa hetimet fillestare tregojnë se shkak ka qenë mungesa e ajrit.
Tuneli në ndërtim e sipër, pjesë e projektit të hekurudhave me shpejtësi të lartë Tajlandë-Kinë, u shemb për shkak të një rrëshqitjeje dheu rreth orës 23:40 me orën lokale të shtunën e kaluar.
/abcnews.al