Ministria e Shëndetësisë së Tajlandës, në një njoftim ditën e sotme tha se që nga fillimi i vitit, 61 persona kanë humbur jetën për shkak të të nxehtit ekstrem.
Muajin e kaluar, autoritetet në Bangkok lëshuan paralajmërime për valë të nxehtit pasi temperaturat shënuan 52°C. Ndërkohë gjatë 2023, për shkak të nxehtësisë ekstreme 37 persona humbën jetën.
"I almost feel like fainting."
Record-breaking temperatures in Bangladesh, the Philippines and Thailand have led to heat-related deaths. Authorities advise staying indoors, but for those making a living outside, that is not an option. pic.twitter.com/ALa6zK8nx0
— DW News (@dwnews) May 4, 2024
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë valë të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, kanë paralajmëruar shpesh shkencëtarët.
Sivjet moti i nxehtë dhe i thatë ka zgjatur shumë më shumë se zakonisht në vend. Në prill, Tajlanda regjistroi një temperaturë prej 44.2°C në provincën Lampang.
/abcnews.al