Tajlanda ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të raporteve se kjo e fundit ka shkaktuar mpiksje gjaku të një numër pacientësh.
Danimarka, Islanda, Norvegjia dhe Italia kanë pezulluar vaksinat pasi një person i cili u vaksinua humbi jetën nga mpiksja e gjakut. Në një konferencë shtypi të ministrisë së shëndetësisë, Prasit Watanapa, konfirmoi se për momentin vaksinat nga AstraZeneca janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve.
Kanadaja, Australia dhe Meksika thanë se nuk do të ndërprisnin furnizimin.
Agjencia Europiane e Barnave tha se nuk kishte asnjë provë të një lidhjeje midis ngjarjeve që kishin ndodhur dhe vaksinës duke theksuar se “përfitimet e vaksinës aktualisht ende tejkalojnë rreziqet”.
Agjensia u bëri thirrje vendeve të vazhdojnë me fushatat e tyre të vaksinimit./abcnews.al