Tajlanda “ndëshkon” vizitorët, iu dërgon me postë mbeturinat që lënë pas

schedule14:05 - 23 Shtator, 2020

schedule 14:05 - 23 Shtator, 2020

Përkundër paralajmërimeve dhe gjobave, njerëzit që hedhin mbeturina vazhdojnë ta bëjnë këtë gjest përsëri. Por, autoritetet në Tajlandë kanë vendosur të japin një mësim interesant për ta mbajtur ambientin sa më pastër.

Zyrtarët qeveritarë kanë paketuar mbeturinat që turistët lanë pas në Parkun Kombëtar Khao Yai, duke ua kthyer atyre me postë, për të theksuar në këtë mënyrë rëndësinë e mos hedhjes së mbeturinave në mjedisin natyror. Mbeturinat u dërguan me një shënim në të cilën shkruhej: “Ju keni harruar disa nga gjërat tuaja në Parkun Kombëtar Khao Yai”.

Ky vendim u mor nga Ministri i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Tajlandës Varaëut Silpa-archa, i cili iu bëri thirrje qytetarëve në fillim të këtij muaji që të mbanin pastër ambientin. Ai kishte paralajmëruar që nëse vizitorët nuk do ta bënin atë, ai do t’i merrte hedhurinat, do t’i vendoste në një kuti dhe do t’ua kthente atyre me postë. xh.d/abcnews.al