Ministria e shëndetësisë në Tajlandë u ka bërë thirrje njerëzve që marrin dozat përforcuese, pas rritjes së rasteve për shkak të variantit Omicron. Ndërkohë vendi ka miratuar dozën e katërt për personelin mjekësor, punonjësit e vijës së parë dhe grupet më të rrezikuara.
Vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar 2,062 raste me variantin Omicron deri më tani. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar për rrezikun e rritjes së rasteve pas festave të fundvitit.
Deri më tani, Tajlanda ka vaksinuar 64.1% të popullsisë, sipas të dhënave të qeverisë, ndërsa 9.8% kanë marrë dozën e tretë.
Tajlanda ka regjistruar 2.2 milion raste dhe 21,750 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al