Tajfuni Shanshan godet Japoninë, raportohet për 6 të vdekur

schedule09:57 - 30 Gusht, 2024

schedule 09:57 - 30 Gusht, 2024

Tajfuni Shanshan shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, duke vrarë gjashtë persona, sipas autoriteteve dhe mediave lokale. Tajfuni, një nga më të fortët që ka goditur arkipelagun në dekadat e fundit, ka humbur një pjesë të fuqisë së tij, por por erëra të forta deri në 126 kilometra në orë.

Ndërkohë, 70 persona janë plagosur deri më tani. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e gatishmërisë maksimale për shkak të rrezikut të përmbytjeve, dallgëve të larta dhe rrëshqitjeve të dheut në disa prefektura.

Ata këshilluan më shumë se pesë milionë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 250,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike deri më tani në Kyushu.

Nga data 15 deri më 17 gusht, një tjetër tajfun, Abil, shkaktoi anulimin e qindra linjave të trenave, si dhe më shumë se 650 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare, pa shkaktuar asnjë të lënduar apo dëm të rënda materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!