Tajfuni Shanshan “godet” Japoninë jugore, tre të vdekur

schedule07:35 - 29 Gusht, 2024

schedule 07:35 - 29 Gusht, 2024

Tre persona kanë humbur jetën nga një tajfun i fuqishëm në Japoni. Tajfuni Shanshan ‘zbarkoi’ në prefekturën Kagoshima, në ishullin jugor të Kyushu, rreth orës 08:00 me orën lokale, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

Agjencia ka lëshuar paralajmërimin e rrallë për stuhitë më të fuqishme, duke paralajmëruar për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe dëme në shkallë të gjerë. Në ishull janë raportuar erëra të forta deri në 252 km/orë.

Rreth 255,00 shtëpi kanë mbetur pa energji, tha operatori i shërbimeve të ishullit.

Videot në internet tregojnë pemë të mëdha që lëkunden, pllaka të hedhura në erë nga shtëpitë dhe mbeturina që hidhen në ajër ndërsa shirat e dendur goditën ishullin.

Prodhuesit e mëdhenj të makinave si Toyota dhe Nissan mbyllën fabrikat e tyre të enjten, duke përmendur sigurinë e punonjësve të saj, si dhe mungesat e mundshme të pjesëve të shkaktuara nga stuhia.

Qindra fluturime drejt dhe nga Japonia jugore janë anuluar. Disa shërbime të trenave me shpejtësi të lartë janë pezulluar gjithashtu.

Në fillim të kësaj jave, qeveritë lokale lëshuan këshilla evakuimi për 810,000 njerëz në prefekturën qendrore Shizuoka në ishullin kryesor të Japonisë, Honshu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!