Tajfuni Nanmadol godet rënë Japoninë: Përmbytje e rrëshqitje dherash, dy të vdekur e dhjetëra të lënduar

schedule14:01 - 20 Shtator, 2022

schedule 14:01 - 20 Shtator, 2022

Ekipet e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pasi vendi është goditur nga nje prej stuhive më të furishme në dekadat e fundit.

Tajfuni Nanmadol deri më tani ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë të lënduar 90 të tjerë që kur “zbriti” në tokë në ishullin jugor të Kyushu të dielën në mëngjes.

Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike. Sipas parashikimeve, deri në 400 mm reshje shiu mund të bien në vend gjatë 24 orëve të ardhshme.

Transmetuesi shtetëror NHK tha se një burrë humbi jetën pasi makina e tij u mor nga ujërat dhe një tjetër humbi jetën pasi u zu nga një masë dheu që rrëshqiti.

Një person tjetër mbetet i zhdukur dhe raportet thonë se 87 të tjerë janë plagosur.

Super tajfuni solli erëra me shpejtësi deri në 234 km/h duke shkatërruar shtëpi dhe duke ndërprerë transportin dhe bizneset. Fuqia e tajfunit mund të krahasohet me një stuhi tropikale të kategorisë katër ose pesë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!