Tajfuni Khanun godet Japoninë/ Një i vdekur, mbi 200 mijë pa energji elektrike

schedule08:34 - 2 Gusht, 2023

schedule 08:34 - 2 Gusht, 2023

Më shumë se 210,000 familje kanë mbetur pa energji në jug të Japonisë , Okinaëa, pasi tajfuni Khanun shkaktoi të paktën një të vdekur. Tajfuni solli erëra me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë. Ai po lëviz në perëndim-veriperëndim, drejt Kinës, që pritet ta godasë brenda javës.

Urdhrat e evakuimit emergjent dhe strehimit, të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme, janë ende në fuqi për më shumë se 690,000 banorë, sipas agjencisë japoneze të menaxhimit të zjarrit dhe fatkeqësive, e cila tha se 11 persona u plagosën.

Sipas NHK, një burrë 90-vjeçar vdiq pasi u bllokua brenda një garazhi i cili u shemb të martën, ndoshta për shkak të erërave të forta.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!