Tajfuni Gaemi godet Tajvanin dhe Filipinet, 23 të vdekur dhe 9 të zhdukur

schedule14:23 - 25 Korrik, 2024

schedule 14:23 - 25 Korrik, 2024

Të paktën 20 persona humbën jetën në Filipine nga shirat e rrëmbyeshëm që shkaktoi tajfuni Gaemi përpara se të godiste Tajvanin, ku tre persona vdiqën dhe një anije u fundos.

Për pasojë, nëntë marinarë raportohet të zhdukur.

Tajfuni, i cili goditi Tajvanin brenda natës, i ktheu rrugët e qytetit të tij të dytë më të madh, Kaohsiung, në lumenj.

Për të dytën ditë radhazi, shkollat ​​dhe zyrat janë të mbyllura, qindra fluturime u anuluan, si dhe stërvitjet ajrore ushtarake, Bursa u pezullua dhe mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Tajfuni, i cili arriti në Tajvan të mërkurën mbrëma me erëra maksimale prej 190 kilometrash në orë, shkaktoi tre viktima dhe plagosi më shumë se 3,300.

Një cisternë nafte me flamur Filipine që transportonte 1.4 milionë litra naftë u fundos sot në Manila, ndërsa po përpiqeshin të parandalonin një derdhje nafte. Një anëtar i ekuipazhit u gjet i vdekur dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun.

Gjithasht, një anije mallrash me flamur të Tanzanisë u mbyt në jug të Tajvanit, i cili sqaroi se 9 anëtarë të ekuipazhit, shtetas të Mianmarit, rezultojnë të zhdukur.

Tajfuni, sipas shërbimit qendror meteorologjik të Tajvanit, po shkon drejt provincës Fujian në Kinën lindore, e cila ka pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore dhe ka ngritur nivelin e alarmit në nivelin e dytë më të lartë të përmbytjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!