Tajani: Trupa për të luftuar në Ukrainë? Italia nuk e mendon farë këtë gjë

schedule11:00 - 25 Mars, 2024

schedule 11:00 - 25 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani është shprehur se Italia nuk mendon që të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë. Këtë koment ai e bëri në lidhje me deklaratën e pak javëve më parë të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të ushtarëve në Ukrainë.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për atë që po ndodh por shqetësimi duhet të na shtyjë edhe më shumë të punojmë për paqen, të punojmë kundër një përshkallëzimi të konfliktit. Nuk është folur kurrë. Italia nuk mendon fare për këtë, që të dërgojë ushtarë për të luftuar në Ukrainë. Mbështetja jonë është financiare, politike, madje edhe mbështetje e pajisjeve ushtarake, por asnjëherë për praninë e ushtarëve tanë për të luftuar kundër rusëve.”, u shpreh Tajani.

Macron u përball me kritika në lidhje me këtë koment dhe shumë vende si dhe NATO sqaruan se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë. Nga ana tjetër, Kremlini ka thënë se nëse Perëndimi e ndërmerr një veprim të tillë, do të thotë se është përfshirë drejtpërdrejt në luftë me Rusinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!