Tajani: Italia mbështet dialogun me Pekinin

schedule15:05 - 4 Shtator, 2023

schedule 15:05 - 4 Shtator, 2023

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, gjatë vizitës së tij në Kinë në fokus të diskutimit ka pasur mbështetjen që Italia i bën dialogut me Pekinin në favor të paqes në Ukrainë.

Sipas ministrit italian e rëndësishme është paqja në zemër të Evropës dhe marrëdhënieve diplomatike e tregtare me Pekinin.

“Falë përpjekjeve të palëve të dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar një zhvillim të mirë”. Kontaktet mes XI dhe Melonit dhe Mattarellës “rregulluan orientimin e marrëdhënieve dhe konsoliduan besimin e ndërsjellë”, vuri në dukje Wang në fjalimin e tij të fundit.

Pavarësisht dyshimeve të ministrit italian, sipas Wang “bashkëpunimi me Italinë në kontekstin e Rrugës së re të Mëndafshit ka qenë plot rezultate në 5 vitet e fundit, shkëmbimi tregtar ka arritur në 80 miliardë dollarë nga 50 miliardë dhe “eksportet italiane në Kina është rritur me 30%”, nënvizoi ministri kinez duke iu drejtuar të pranishmëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!