“Tahirin e takova në burg”, Maks Haxhia: Nuk i lëviz qerpiku, dikush ndikoi në vendim

schedule22:40 - 7 Shkurt, 2022

schedule 22:40 - 7 Shkurt, 2022

Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit Maks Haxhia tha në emisionin “Opinion” se trupa gjykuese nuk ka dhënë një vendim me vullnetin e saj, ndaj çështjes së klientit të tij. Haxhia bëri të qartë se ndaj trupës gjykuese ka pasur ndërhyrje, por nuk tha se nga kush është bërë kjo ndërhyrje.

Teksa e cilësoi të padrejtë dënimin me 3 vite e 4 muaj burg, Haxhia tha se Tahiri është takuar dhe me familjarët dhe se është në gjendje të mirë emocionale.

“Unë sot në mëngjes pata takim tek burgu 313. Është në në gjendje shpirtërore shumë të mirë me kurajo dhe është i ndërgjegjshëm për pafajësinë. Në burg do të qëndrojë me persona të tjerë. Shteti do të marrë të gjitha masat dhe ai është një njeri që nuk i lëviz qerpiku. Sot pati takim me familjarët”,-tha Maks Haxhia.

Pjesë nga biseda në studio

Maks Haxhia: Për mua ka ndodhur diçka në momentin që ata janë mbledhur në dhomën e këshillimit për të marr vendimin. Nuk jam profeti apo symadhi që të shoh se çfarë ndodhi.

Fevziu: Ju nuk e prisnit këtë vendim?

Maks Haxhia: Absolutisht, maksimumi ne prisnim për një oportunitet vendimin e shkallës së parë. Por unë e kam të provuar. Ata që ndikuan i dolën së keqes përpara sepse e panë si do të ishte perspektiva e kësaj çështjeje në gjykatën e lartë.

Fevziu: Kush ka ndikuar?

Maks Haxhia: Unë sjell argumentat që ky trup gjykues nuk ka shprehur vullnetin që i takon.

Fevziu: Do të bëni rekurs?

Aboslutisht. Por gafa më e madhe është kjo: Kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër që është prokurori, gjykata nuk mund të rrëzojë vendimin e palës tjetër.

Prokuroria kërkoi 12 vjet për tre akuza për të cilat ishte dhënë pafajësia në Gjykatën e Shkallës së parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!