“Tahirin e dënuam për një faturë taksie”, gazetari: Vendimi i Apelit absurd, nuk përmend përfitimin prej 1 miliard eurosh

schedule14:09 - 11 Mars, 2022

schedule 14:09 - 11 Mars, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në ABC Live ka komentuar zbardhjen e vendimit të Apelit për ish ministrin e Brendshëm Tahiri, ku ka theksuar se është absurde të mendosh se në këtë vendim thuhet se ai është dënuar për një faturë 145 euro.

Hoxha ka theksuar se ndryshimi i akuzave të prokurorisë në Apel është një gjë e papranueshme, dhe të thuhet se ish ministri dënohet vetëm për 145 euro që është sa fatura e taksisë që përdorej nuk është krim. Ndërkohë sipas tij në të gjithë zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit në asnjë rrjesht nuk gjen akuzat e përfshirjes së tij në këtë grup kriminal ku përfitimi shkonte deri në 1 miliardë lekë, por përmendet vetëm fatura 145 euro e përfituar në mënyrë të paligjshme nga ai.

Gazetari thekson se me këtë vendim ne shikojmë se kemi dënuar një person vetëm për një faturë 145 euro, ndërkohë që vuan dënimin në burgun ku janë të arrestuar për Lazaratin, anëtar të dosjes së Xibrakës.

Në fakt deri më tani ministri më i rëndësishëm i dënuar është Tahiri, ish ministri tjetër Koka është akoma në hetim akoma nuk ka një gjykim. Është shumë interesante sesi do të shkonte një histori e tillë. Ne e dimë se çfarë ndodhi në 2016 ne folëm për miliarda euro të investuara dhe akuzon ministrin për pjesëmarrje në trafik narkotikësh dhe e dënon se ka përfituar në mënyrë të padrejtë për 145 euro që kushton vetëm një taksi kjo është ta katandisësh kokoshin në një thelë. Ta dërgosh tjetrin nga një person i përfshirë në trafik drogë në këtë nivel.

Nëse kur u dha vendimi herën e parë ku LU tha se është i shkurajuar nga vendimi, ministri i Brendshëm ka përfituar 145 euro, i kushtonte vetëm një shishe vere me shumicë dhe jo më në restorant, kjo thuhet në vendimin e gjykatës. Të katandisësh 5 vjet hetim në  këtë gjendje ku e shkruan gjykata e Apelit është për të ardhur keq.  Ku shkoi gjithë 1 miliardë euro që u përfitua atë vit, ka përdorur makinë, ka njohje por nuk dihet si. Grupi kriminal i ka blerë varëse dhe kostum por që nuk i janë dorëzuar.

Në të gjithë atë katraurë që i ka ndodhur vendit në atë vit ne kemi dënuar një person që ka përfituar 145 euro. Në burgun e Fierit janë dhe një pjesë e qytetarëve që janë arrestuar nga Lazarati, një pjesëtar i dosjes Xibraka dhe ministri është aty një burg i regjimit të hapu. Ne e kemi dërguar ish ministrin e Brendshëm më jetëgjatë të viteve të fundit për një faturë 145 euro që është faturë taksie dhe përfitimet e tjera janë jo materiale, nëse do e katandisim në këtë histori të tilla çfarë mund të presim për Inceneratorët që kanë vjedhur miliona euro. Më duket e pabesueshme sesi Apeli ngelet te kjo gjë dhe rrëzon provat dhe akuzat e prokurorit”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!