Ermal Tahiri, i ftuar në Pressing në ABC News, ka vazhduar analizën e tij me ekipin e Tiranës, duke thënë se pavarësisht disa rregullimeve në mbrojtje, Tirana ka ende probleme në prapavijë.
Nëse do t’i bëjmë një analizë Tiranës, ka dhe ndeshje që ka luajtur barabartë me kundërshtarin, por i ka fituar ndeshjet, plot katër. Tirana ka bërë mirë me qendrën e mbrojtjes, me futjen e Muçës dhe spostimin e Vangjelit.
Megjithatë, ka prapë probleme. Tirana ka shënuar shumë, por ka pësuar shumë dhe ka humbur disa rezultate. Ajo që unë dua të them është se Skënderbeu diti shumë mirë të mbrohet, pasi Tirana ka një sulm pa fantazi. Kukësi ka lojtarë që lëvizin dhe në zona të ngushtë, lëvizin shumë shpejt.
Ndërsa Ngoo thjesht e ul topin me kokë, gjen Torassan, Calen. Nëse nuk funksionin, është shumë e vështirë. Janë Teuta, Partizani, Kukësi dhe Tirana për titull, unë nuk jam tifoz me asnjërën”, tha Tahiri./abcnews.al